Home POLITIKE ”Pakoja...

”Pakoja e madhe”, Tabaku: Socialistët po shtojnë varfërinë dhe zhdukin shtresën e mesme

48
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thiotë se shqiptarët janë në kufijtë e varfërisë, duke iu referuar statistikave të INSTAT, ku edhe ironizon pakon e madhe që qeveria ka për 1 milion shqiptarë.

Përmes një postimi në facebook, Tabaku thekson edhe se nën qeverisjen e socialistëve, të varfrit vazhdojnë të varfërohen, ndërsa shtresa e mesme po zhduket.

”Pakoja e qeverisë është shumë vonë dhe shumë pak, një mënyrë për të hequr vëmendjen nga problemet e një qeverie socialiste që ka prodhuar inflacionin, varfërinë dhe pabarazinë”,-shkruan Tabaku në facebook.

Postimi i plotë

Si e kanë përballuar shqiptarët rritjen e çmimeve me 7.4%? Sipas INSTAT 45% e shqiptarëve janë zgrip të varfërisë, mbi 600 mijë janë në varfëri.

Sa e keni ndjerë ju rritjen e çmimeve? Nën qeverisjen socialiste; të varfërit vazhdojnë të varfërohen, shtresa e mesme po zhduket, vetëm një pakicë komandon ekonominë, shtetin dhe praktikisht Shqipërinë.

Një sistem i manipuluar në zanafillë që punon për pakicën nuk mund të prodhojë rritje ekonomike dhe as ulje të pabarazisë. Ky sistem vetëm sa siguron varfërimin e mëtejshëm të të varfërve dhe pasurimin e mëtejshëm të një klike.

Për të ndryshuar sistemin na duhet të kemi treg të lirë, luftë korrupsionit, taksa të ulëta dhe mobilitet social. Pakoja e qeverisë është shumë vonë dhe shumë pak, një mënyrë për të hequr vëmendjen nga problemet e një qeverie socialiste që ka prodhuar inflacionin, varfërinë dhe pabarazinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit