Home Aktualitet Paloka: Beris...

Paloka: Berisha ka prova, Yuri Kim ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë

108
0

Deputeti i PD-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka thotë se ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë nëpërmjet pushtetarëve.

“Berisha tha se ka tre burime informacioni që e vërteton këtë. Ndërhyrja është bërë dhe publikisht, kërcënimet e gjykatës që Kim i quan normale. Në cilin vend demokratik të botës mundet një ambasador t’i japë urdhra gjykatës”, tha Paloka.

Po ashtu Paloka pohon se Yuri Kim që kur ka ardhur ka sulmuar opozitën. “Edhe para shpalljes non grata të Berishës. I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij”,-tha në ”Syri.net”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit