Home Bota Pamje të rënd...

Pamje të rënda/ Vullnetari i fushatës për kryetar bashkie goditet disa herë me thikë në rrugë

5
0

Një vullnetar i fushatës për kryetarin e bashkisë së New York-ut Eric Adams u godit me thikë në Bronx të dielën, 20 qershor, tha policia dhe kandidati.

Sulmi ndodhi rreth orës 2:30 pasdite pasi një i dyshuar “goditi viktimën mashkull disa herë me thikë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, i shoqëruar nga një mashkull tjetër”, sipas një deklarate të NYPD.

Adams, një ish-kapiten i NYPD, bëri thirrje për ndihmën e publikut dhe e quajti viktimën një “anëtar të Team Adams” i cili “ka punuar shumë” dhe “vullnetarisht çdo ditë”.

Personi i sulmuar iu nënshtrua një operacioni, sipas kandidatit.

“Ne lutemi për të,” shtoi Adams.

“Kjo dhunë duhet të ndalet”.

Pamjet e marra nga WNBC-TV tregojnë se personi, 42-vjeçar, është goditur disa herë më thikë dhe më pas autori i sulmit është larguar.

Deri në momentin që bie në tokë sulmuesi vazhdon ta godasë, sipas pamjeve.

Bëhet e ditur se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia po vazhdon kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e tij, shkruan ABC News.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit