Home Bota Pamjet e frik...

Pamjet e frikshme/ 35-vjeçari goditet nga rrufeja në punë (VIDEO)

300
0

Një punonjës sigurie në Jakarta, nuk do e kishte imagjinuar kurrë që teksa ecte i qetë në punën e tij, rrufeja ta godiste duke e përplasur në tokë.

Në videon e shpërndarë nga një media në Indonezi e më pas të përhapur në rrjetet sociale, 35-vjeçari shihet teksa po ecën me çadër në dorë drejt një mjeti të tonazhit të rëndë të parkuar në zonë.

Rreth 15 sekonda më pas, një shpërthim dhe xixa të shumta mund të shihen në vendin ku ai ndodhet. 35-vjeçari bie në tokë dhe kolegët e tij i shkojnë në ndihmë me shpejtësi.

Për fatin e mirë pas katër ditësh në spital gjendja e tij është stabilizuar, por ky është dhe një lloj mesazhi për të shmangur përdorimin e telefonit në gjendje të tilla të motit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit