Home Aktualitet Pampuri: Niko...

Pampuri: Nikolla injoron kërkesat e PD-së, njeh ato të Rithemelimit. Tashmë ka kaluar vijën e kuqe

48
0

Nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri, thotë se kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka kaluar vijën e kuqe. Sipas saj, Nikolla po injoron kërkesat e opozitës reale. Për Pampurin, Nikolla njeh vetëm kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe kjo është shkelje e ligjit.

”Lindita Nikolla injoron kërkesat e opozitës. Nikolla njeh kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe nuk merr parasysh kërkesat e grupit parlamentar të PD-së. Nuk mund të merret parasysh kërkesa nga Rithemelimi. Nikolla ka kaluar vijën e kuqe, ka shkelur ligjin dhe prandaj e kemi kallëzuar në SPAK. Këtu po cenohet opozita, po cënohet e djathta.

Unë jam në PD dhe kryetar është Lulzim Basha. Gazment Bardhi jeton në një botë tjetër, unë s’jam pjesë e Rithemelimit që të mund të më shkarkojë. Nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së.

Shkarkimi im nga Bardhi është nul. Unë dhe zoti Agalliu nuk kemi mbështetur Olta Xhaçkën, ne kemi qenë kundër amnstisë për zyrtarët e korruptuar. Bardhi po vijon me shpifje, që iu ka dalë boja”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit