Home Bota Panik në Kinë...

Panik në Kinë, Universiteti do listën e studentëve homoseksualë

11
0

Të rinjtë kinezë janë të alarmuar nga lajmi se Universiteti i Shangait u ka kërkuar kolegjeve të “hartojnë një listë” të studentëve LGBTQ+, duke siguruar informacion mbi “gjendjen e tyre mendore”.

Një fakt shqetësues që u raportua në mediat sociale, Weibo kineze por edhe Twitter, ku u publikua pamja e ekranit të direktivës në të cilën universiteti kërkon të “hetojë dhe kërkojë” studentët që janë pjesë e komunitetit Lgbtq + dhe të “gjejë informacion mbi kushtet e tyre psikologjike”, pozicionin e tyre politik, kontaktet e tyre shoqërore dhe” kërkesat përkatëse “të tjera të paspecifikuara.

Frika është se ky lloj informacioni mund të përdoret për të synuar studentët e identifikuar. Aq më tepër që autoritetet kineze kanë vënë në shënjestër kohët e fundit grupe feministësh dhe në përgjithësi, ekziston një klimë intolerance ndaj pakicave seksuale në vend.

Në të kaluarën, komuniteti LGBTQ+ ishte shumë aktiv në kampuset universitare kineze, por vitet e fundit ai është margjinalizuar gjithnjë e më shumë. Vitin e kaluar, u njoftua mbyllja e Shanghai Pride, manifestimi i vetëm i madh i krenarisë homoseksuale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit