Home Aktualitet Papa Françesk...

Papa Françesku: Putin nuk ndalet, jam gati ta takoj në Moskë

88
0

Papa Françesku është shprehur se do të takojë presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë një interviste për “Corriere Della Sera”, Papa ka diskutuar rreth përpjekjeve të tij të shumta së bashku dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë Pietro Parolinë për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.

Papa ka përsëritur disa herë se është gati të shkojë në Moskë. Ai ka folur dhe rreth momenteve të para që prej nisjes së luftës. Që prej ditës së parë telefonoi vetëm Zelenkyn, ndërsa si reagim ndaj Rusisë, Papa u shpreh se donte të bënte një gjest të qartë për ta parë e gjithë bota, duke dalë jashtë protokollit, shkoi të ambasadori rus dhe i tha:“ Të lutëm ndaloni!”.

Më pas Papa i kishte kërkuar kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se ishte i gatshëm të shkonte në Moskë, kërkesë për të cilën nuk është marrë asnjë përgjigje dhe vazhdon ende këmngulja për një takim me Putinin.

Papa Franncesku tha se pavarësisht gatishmërisë së tij, ai thotë se Putini ndoshta nuk mundet dhe nuk dëshiron ta bëjë këtë takim.

Shumë njerëz kanë kërkuar dhe një gjest simbolik të Papa Françeskut për të bërë një vizitë në Ukrainë, por përgjigja e tij ishte e qartë:

Unë nuk do të shkoj në Kiev tani për tani. Dërgova kardinalin Michael Czerny, dhe kardinalin Konrad Krajewski ,që shkuan atje për herë të katërt. Por ndjej se nuk duhet të shkoj. Së pari duhet të shkoj në Moskë, pikë së pari së pari duhet të takoj Putinin. Unë bëj atë që mundem, nëse Putini e hap derën…”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit