Home Aktualitet Papunësia tek...

Papunësia tek brezi i ri, Jorida Tabaku: Qeveria nuk ka asnjë politikë për të ndaluar emigracionin e tyre

40
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e pranishme në Komisionin e Ekonomisë, tha se numri i lartë i të rinjve që janë të papunë në Shqipëri, tregon se qeveria nuk ka politika efektive për ta. Deputetja po ashtu kërkoi masa të gjera për të penguar largimin në masë të të rinjve.

“Asgjë në vetvete nuk e ndryshon thelbin apo faktin që sot pjesa më e madhe e të papunëve janë të gjithë të rinj. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë që 17.000 persona që kanë hyrë në tregun e punës në tremujorin e fundit janë të moshës mbi 65 vjeç. Prandaj duhet të ngremë pikëpyetje mbi efektivitetin e këtyre skemave nga ana e ministrisë.

A ka menduar Ministria diçka që lidhet me stimulimin e sektorëve që sot janë sektorë të kërkuar, p.sh. teknologjia e informacionit, mbështetja e bizneseve në këtë fushë, agroturizmi apo turizmi në përgjithësi, që mund të jenë sektorë që mund të ketë pak më shumë kërkesë se për të tjerët, përsa i përket skemave të garancisë i referohem këtu”, tha Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit