Home Sporti “Paqe” dhe sp...

“Paqe” dhe spektakël në derbin e Londrës Chelsea-Arsenal (VIDEO)

28
0

Derbi i Londrës mbyllet në paqe, me Chelsea-Arsenal që ndajnë pikët në takimin e javës së 9-të të Premier League, që u mbyll me barazimin 2-2.

Sfida ishte shumë e luftuar, megjithatë ishin “blutë” ata që zhbllokuan takimin, me Palmer që shënoi me penallti në minutën e 15-të. Në pjesën e dytë Mudryk që realizoi një gol spektakolar në minutën e 48-të duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Pochettinos.

“The Gunners” reaguan në minutën e 77-të, me Declan Rice që shënoi një super gol dhe rihapi sfidën. Ndërsa në minutën e 84-t Trossard barazoi për Arsenalin, me një super kthesë të topit.

Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në vend të nëntë me 12 pikë, ndërkohë që Arsenal renditet në vend të dytë me 21 pikë, po aq sa City që mban kreun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit