Home Aktualitet Parlamenti Eu...

Parlamenti Europian: Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita për Reformën Zgjedhore

306
0

Parlamenti Europian ka miratuar komitetin e stabilizimit për rekomandimet në lidhje me Shqipërinë, ku një nga pikat kryesore është që të përfshihen të gjithë zërat nga opozita për Reformën Zgjedhore.

“Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e Reformës Zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë. Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”.

Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:

-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.

-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

-Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.

-Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit