Home KRYESORE Partia Social...

Partia Socialiste mbledh sot kryesinë. Do zyrtarizohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit

264
0

Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbledhë sot kryesinë në orën 17:30.

PS do të vendosë përfundimisht për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen me 6 mars.

PS-ja është fokusuar që të vendos një kandidat të mirë në Bashkinë Shkodër që ta fitojë për herë të parë bashki. Nisur nga përçarja drastike në PD, socialistët po synojnë marrjen e Shkodrës, e cila ka qenë tash 31 vite e pamundur për PS-në.

Mësohet se Edi Rama ka urdhëruar gjetjen e një figure karizmatike dhe gjithëpërfshirëse në bashkinë më të madhe të Veriut.

Sipas PS-së të gjitha bashkitë e tjera do të fitohen nga mazhoranca qeverisëse.

Nëse ndodh që kandidati që do të vendosë PD-ja e Berishës, në Shkodër, del fitues kjo do të jetë goditje fatale ndaj Lulzim Bashës. Edhe anasjelltas, nëse ndodh, atëhere Berisha fiket si qiri i ndezur pas 9 shtatorit 2021.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit