Home Aktualitet Partia Social...

Partia Socialiste sërish kërkesë për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

1
0

Pas seancës plot tensione dhe përplasje fizike, deputetët socialistë kanë nisur të firmosin kërkesën për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 7 kolegëve opozitarë, që sipas tyre, janë përgjegjësit për kaosin të krijuar. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.

Tensioni i seancës u transferua këtë të martë në komisionin parlamentar të ligjeve. Protagonist u bë përsëri opozitari Bledion Nallbani, i cili në seancën e së hënës tentoi të godasë me grusht socialistin Vullnet Sinaj.
Opozita pasi kërkoi fjalën akuzoi kryetaren e Komisionit Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit