Home Sporti Partizani dhe...

Partizani dhe Dinamo, një sfidë pa gola u luajt në ”Arenën e Demave”

167
0

Këtë të hënë Partizani dhe Dinamo luajtën në “Arenën e Demave”, por pa gola. Të kuqtë e nisën mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Taipi dhe Rrapaj. Në fundin e pjesës së parë, Sali u shndërrua në protagonist, duke pritur një goditje të Sembene.

Në pjesën e dytë skuadrat treguan dëshirë për të gjetur golin e fitores. Në minutën e 57-të, Denisson shpërdoron një rast të artë, pas një gabimi në pasim të Sembene.

Prodani mund të ishte heroi i këtij takimi, nëse do kishte saktësinë e duhur, 13 minuta para fundit. Sali ruajti portën e Dinamos të paprekur, duke i mohuar golin Partizanit, me një pritje fantastike në të 85-tën.

Me këtë rezultat, ekipi i Abilaliajt është në krye të klasifikimit me 28 pikë, ndërsa djemtë e Mehmetit e shohin veten në vendin e pestë me 16 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit