Home Sporti Partizani dhe...

Partizani dhe Teuta gjobiten sërish, e pëson edhe Egnatia nga tifozeria

51
0

Komisioni i Disiplinës në Futboll ka publikuar vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Për të disatën herë në këtë sezon, Partizani dhe Teuta gjobiten për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Një gjobë të majme ka marrë edhe Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Vendimet e plota:

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Egnatia, Klevis Murati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tërbuni, Albers Keko, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Besa U-19, Ymer Fejzo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Football Republic U-19, Vladimir Gjoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Football Republic U-17, Orest Xhafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit