Home KRYESORE Edhe “P...

Edhe “Partizani”, pas Tiranës, eleminohet nga Kupat e Europës. Kualifikohet vetëm Laçi

438
0

Partizani është eliminuar që në raundin e parë të Conference League. Të Kuqtë u mundën 1-0 në “Air Albania” nga Subertalo brenda kohës së rregullt, ndërkohë që sfida më pas shkoi në ruletin e penalltive, që do të fitohej nga ekipi gjeorgjian.

Të Kuqtë kishin fituar 1-0 një javë me parë në trasfertë. Skuadra gjeorgjiane zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë duke gjetur dhe golin. Guliashvili në minutën e 53-të shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë. Më tej miqtë shpërdoruan raste të tjera të pastra, por Partizani ishte me fat.

Në kohën shtesë të dyja skuadrat patën mundësi të mira shënimi, por asnjë prej tyre nuk do të shënonte.

Më pas në ruletin e penalltive do të ishte Subertalo që do të fitonte 5-4.

Po kështu sonte Laçi është kualifikuar sepse fitoi në ndeshjen e kthimit në Mal të Zi me skuadren Iskra. Ndeshja e parë kishte dalë 0-0 në Shqipëri, ndërsa sonte Laçi fitoi 1-0. Pra Tirana dhe Partizani ikin në shtëpi. Vetëm Laçi vazhdon udhën në Kupat e Europës.

/R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit