Home Sporti Partizani nuk...

Partizani nuk i ndahet barazimit, kurse Egnatia shmang disfatën në fund

202
0

Këtë të hënë Partizani ka marrë barazimin e pestë radhazi në kampionat, teksa ndeshja në “Arenën e Demave” ndaj Skënderbeut përfundoi 1-1. Në minutën e 30-të, të kuqtë iu afruan golit me Tedi Carën, por lojtari nuk shtyu dot topin në rrjetë, edhe pse e pati mjaft të lehtë.

Në minutën e 68-të, Partizani reklamoi një penallti, por VAR hodhi poshtë pretendimet pasi e konsideroi faullin si jashtë zonës. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, Partizani renditet në vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa Skënderbeu e sheh veten në vendin e katërt me 22 pikë.

Kurse në sfidën mes Teutës dhe Egnatias u mbyll 2-2. Golit të Dacit në minutën e 18-të iu kundërpërgjigj Dah pak para fundit.  Në shtesë, vendasit “tundën rrjetën” me Filin, por asgjë nuk kishte mbaruar pasi Musta dërgoi në limite shifrat në 2-2. Sa i takon renditjes, skuadra nga Rrogozhina kryeson kampionatin me 31 pikë, sakaq durrsakët mbyllin klasifikimin me 15 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit