Home Magazine Pas 2 viteve ...

Pas 2 viteve nga tërmeti tragjik

110
0

Nga Nilda Halili

Sot bëhen plot 2 vite nga tërmeti i tmerrshëm, ku humbën jetën 51 persona e mbi 1000 të tjerë u plagosën. E ndërkohë nga kjo tragjedi që tronditi gjithë Shqipërinë mësuam se jetën dhe vdekjen e ndan një fije e hollë. Asnjë prej nesh nuk mund ta harrojë dridhjen e fuqishme të tokës, kryesisht ata në Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë dhe aq më pak atë zgjim dramatik që të bënte të mendosh se ky mund të ishte fundi yt.

Momente të tilla më shumë se kurrë bëjnë bashkë të gjithë njerëzit. Bashkë në përjetimin e situatës, solidarizimin e të gjitha shteteve botërore për të ndihmuar me shuma monetare, apo dhe sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.

Natyrisht ngjarje të tilla si tërmeti apo dhe pandemia lënë gjurmë të thella tek secili nga ne, aq më tepër kur ka dhe humbje njerëzish, qofshin të afërm ose jo. Megjithë përpjekjet e qeverisë ose organizatave për të fshehur disi pasojat e tërmetit, ato janë ende të dukshme edhe sot pasi shumë banorë që mbetën pa çati nuk janë sistemuar akoma, ndërsa pjesa tjetër fatmirësisht arritën të hynin në banesë të re.

Ndaj mendoj se ngjarje të tilla duhen rikujtuar si për t’i thënë vetes dhe për t’i premtuar se nuk duhet humbur koha me gjëra të pakuptimta, por duke iu dhënë rëndësi  asaj që realisht ka vlerë, familjes, të afërmve të tu të zemrës dhe më kryesorja vetes tënde dhe shëndetit tënd.

 

 

 

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit