Home Kultura Pas 30 vitesh...

Pas 30 vitesh, në Shkodër do të rikthehet festivali i humorit

80
0

Pas 30 vitesh në teatrin Migjeni të Shkodrës do të organizohet festivali mbarëkombëtar i humorit. Gjatë një komunikimi me mediat, drejtori i teatrit Arjan Çuliqi tha se aktiviteti do të organizohet në muajin Maj.

“Festivali do të mbahet përgjatë 5 ditëve në muajin Maj. Do të ketë disa grupmosha që do të konkurrojnë në disa zhanre të humorit, si stand up komedi, parodi, skeçe. Do të marrin pjesë aktore nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi përpos qyteteve tona të Shqipërisë”, tha Arjan Çuliqi

Çuliqi shprehet se synon të organizojë për këtë festival një trupë të zgjedhur të ndërthurur mes brezit të vjetër me atë të ri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit