Home Aktualitet Pas 5 orësh m...

Pas 5 orësh mbyllet takimi Ukrainë-Rusi, pritet raundi i dytë

86
0

Raundi i parë i bisedimeve mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës, u mbyll pas 5 orësh. Mediat ruse shkruajnë se palët janë larguar në drejtim të kryeqyteteve të tyre për konsultime, ndërsa më pas pritet të ketë edhe një raund të dytë negociatash.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkroi sot aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. ”Sot kam nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se është e vërtetë”,-shkruan Presidenti në Instagram.

Kurse Presidenti rus Vladimir Putin thotë se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral. Po ashtu, një tjetër kusht i presidentit rus Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit