Home Aktualitet Pas pezullimi...

Pas pezullimit nga Gledis Nano, nënkomisarja simpatike e Elbasanit kundërpërgjigjet: Mua më ndal veç plumbi! (VIDEO)

2959
0

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani e cila është e pezulluar për shkak të gjuhës ofenduese që përdori në një shkrim ndaj gazetarëve, ka reaguar sërish.

Ishte sot drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano që e pezulloi nga detyra deri në hetimin e plotë të ngjarjes.

Anisa Kostani duke iu përgjigjur indirekt vendimit, pra se nuk don t’ia dijë fare, ka futur një kengë ku thuhet se “mue me ndal vetëm plumbi…”.

Ajo ka hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por ajo ka nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.

Siç duket nënkomisarja duhet të ketë shumë siguri  te dikush “lart” derisa sfidon edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Reagim i Policisë së Shtetit
Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.
Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.
Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.
Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

Në foto: Nënkomisarja e policisë Anisa Kostani

Në foto: Statusi i nën komisares që e solli pezullimin e saj sot

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit