Home ShowBiz Pas polemikav...

Pas polemikave, pas 2 vitesh Arilena bashkëpunon me Vera Graboçkën për ”Pop Art Festival”

237
0

Arilena e konsideron “Pop Art” më shumë se një album, më shumë se një festival, por diçka të madhe që do të vazhdojë gjatë. Në një bisedë me “Pardon my french” në Top Albania Radio, këngëtarja ndau detaje për “Pop Art Festival”.

“Do të ketë surpriza, do jetë surprizë e gjithë gjëja. Kam një energji të akumuluar prej dy vitesh, do lë zemrën dhe energjinë time atje”, u shpreh ajo për festivalin, i cili do të ketë për regjisore Vera Grabockën dhe që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”.

“PopArt është shumë më e madhe se një album, se një festival, është një brand që do të vazhdojë,” u shpreh Arilena. Ajo tha se koncerti në Tiranë “do të vazhdojë edhe në qytete të tjera. Është një festival, jo thjesht një koncert”. Të ftuar do të jenë Gjon’s Tears, Noizy, Wendy dhe Cryjaxx.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit