Home Aktualitet Pasaporta shq...

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë! Ja ç’thuhet në projektligjin e ri të miratuar nga qeveria

93
0

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që ka miratuar qeveria dhe që tashmë pritet të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare.

Qeveria propozon disa ndryshime në ligjin për shtetësinë të vitit 2020, duke shtuar disa nene, të cilat në thelb lehtësojnë procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare për ata fëmijë çiftesh të huajsh që lindin në Shqipëri, por edhe për fëmijë shqiptarë që lindin në vendet e huaja.

Ndërhyrja tjetër, parashikohet në nenin tetë të ligjit për shtetësinë. Paragrafi i shtuar parashikon që çdo emigrant, i cili vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit