Home Aktualitet Pasi iu dogjë...

Pasi iu dogjën shtëpinë, talebanët kërkojnë 5 motrat si skllave seksi

9
0

Në mesin e turmës së personave që përpiqen të largohen nga Afganistani në aeroportin e Kabulit ndodhen edhe 5 motra, jeta e të cilave është në rrezik nga talebanët.

Ato kanë rrëfyer për MailOnline për përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të ikur nga Afganistani pasi talebanët iu dogjën shtëpinë.

Gratë e reja janë Hazaras, një grup paqësor etnik që jetojnë në Hazarajat në Afganistanin qendror midis maleve Hindu Kush.

Me tiparet e tyre delikate, gratë Hazara kanë qenë prej kohësh viktima të persekutimit nga grupet e tjera në dekada – dhe së fundmi nga talebanët.

Aaina Sheikh, 19 vjeç, nxënëse e shkollës së mesme, tha se ishte në aeroport me katër motrat dhe vëllain e saj. “Ne duam të shkojmë në Amerikë, nuk mund të qëndrojmë këtu të sigurt,” tha ajo.

Asnjëra nga gratë, as vëllai i tyre, nuk kanë as pasaporta, aq më pak dokumentacionin e vizave që do t’i lejonte ata të udhëtonin, por kjo nuk i ndalon ata të shpresojnë për një mrekulli.

“Deri javën e kaluar ne jetonim të lumtur në shtëpinë tonë dhe pastaj talebanët erdhën dhe e dogjën,” tha Aaina.’Prindërit tanë na thanë të largoheshim sepse kishin frikë për jetën tonë.’

Javët e fundit ka pasur raporte të panumërta për talebanët që rrëmbyen gra dhe vajza të reja për të qenë ‘gratë’ e tyre – ose skllave seksi – pasi ata kanë zaptuar qytete dhe fshatra në të gjithë vendin.

Kështu gratë Sheikh u nisën në një udhëtim prej 150 kilometra për të mbërritur në aeroportin e Kabulit të Dielën dhe kanë fjetur në trotuare që atëherë, me vëllain e tyre Nader, 25 vjeç, një shitës, që përpiqet t’i mbrojë ato.

Aaina, vajza më e vogël, shtoi: ‘Ne kemi disa para të cilat po i shpenzojmë, nuk e di sa kohë do të zgjasin.

“Ne jemi shumë të rinj për të kujtuar talibanët më parë, por prindërit tanë na kanë treguar se si ata kanë vrarë shumë njerëz të grupit etnik Hazara në të kaluarën.”

Motrat janë të gjitha dëshmi të gjalla të përparimit të grave në Afganistan në dy dekadat e fundit.

Motra e Aaina, Hafizah, 23 vjeç po studionte shkenca kompjuterike në një politeknik në Kabul, ndërsa motrat e saj të tjera, binjaket Haëa dhe Latifa, 20 vjeç dhe 18-vjeçarja Marjaan, janë gjithashtu studente.

Talebanët kanë premtuar se vajzat mund të shkojnë në shkollë, tani për tani, por kur u pyetën nëse gratë përsëri do të vriten me gurë për tradhti bashkëshortore ose nëse hajdutët do të përballen me dënime të ashpra zëdhënësi i tyre këmbënguli se këto vendime do të merren vetëm nga një gjykatës i Sheriatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit