Home Aktualitet Paskal Milo: ...

Paskal Milo: Greqia ka ambicie në rajon, por nuk del kundër ”Open Balkan”

94
0

Në Prishtinë pati një vizitë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ndërkohë që në Ohër u mbajt samiti i radhës i ”Open Balkan”. Paskal Milo e sheh si një dëshirë të shtuar të Athinës për një rol më të madh në rajon. Për të fakti që Dendias viziton Kosovën në një moment të tillë nuk duhet lexuar si kundërshtim për ”Ballkanin e Hapur”, të cilin qeveria “Kurti” e ka bojkotuar që në krye të herës.

”Ka një prezencë greke jo vetëm diplomatike, sikurse ka edhe shkëmbime tregtare dhe kulturore, që krijojnë një klimë mirëbesimi mes dy vendeve. Unë nuk e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë vizitën e Dendias në Prishtinë me nismën e Ballkanit të Hapur dhe mungesën e Prishtinës në Ohër.

Unë mendoj që Greqia është vend anëtar i BE, vend i rajonit, është e interesuar të ketë rol më të madh në rajon dhe e ka dëshmuar me vite. Ndoshta tani qeveria konservatore greke ka më tepër ambicie për të luajtur rol në rajon. Kështu e lexoj vizitën e zotit Dendias, por për mendimin tim Greqia nuk ia lejon vetes të bëjë veprime që shkojnë ndesh me nismën. Në themel të nismës janë katër parimet bazë të BE-së”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit