Home POLITIKE Paskal Milo: ...

Paskal Milo: Kosova të luftojë që të jetë brenda kufijve normalë. Nuk besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen

96
0

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se marrëveshja franko-gjermane synon që të normalizojë të paktën në një shkallë të caktuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të shënojë progres në Ballkanin Perëndimor. Për të fjalët e Vuçiç tregojnë se do të ketë pasoja nëse nuk pranon planin, si edhe pohon se nuk e besoj se Presidenti serb do të japë dorëheqjen. Prishtinës zyrtare i janë paraqitur të njëjtat kushte është kërkuar realizimin e asociacionit të komunave serbe.

”Vuçiç ka dhënë shpresë se mund ta pranojë por me disa kushte të caktuara. U është dhënë një lloj ultimatumi të dy palëve dhe pas kësaj mendohet të ketë një takim të nivelit të lartë mes Vuçiç dhe Kurtin në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Borrell. Nuk e besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen. Është lëvizje taktike që të shfajësohet para serbëve, politikanëve etj., se Vuçiç është nga ata liderë të fortë që deri tani ka fituar një shumicë votash si autokrat që është.

E ka në stilin e vetë paralajmërimin për rreziqet dhe tani u kërkon institucioneve serbe për të arritur që të bëjnë lëshime. Perëndimorët i pengon bashkëpunimi me Rusinë, që u minon solidaritetin dhe unionin ndaj Rusisë. Nga ana e saj, Serbia rrezikon vizat në BE dhe stanjacionin. Perëndimorët duan izolimin e Rusisë. Ndërsa Serbia luan me pozicionin e saj, se Perëndimi nuk do ta çojë në prehrin e Rusisë. Serbia është një lojtar rajonal dhe partnerët ndërkombëtarë nuk duan ta çojnë në një krah me Rusinë dhe Kinën. Kosova është dhe duhet të shkojë drejt asociacionit se nuk ka rrugë tjetër, se e ka firmosur në 2013.

Tani kanë një minus të madh se është firmosur dhe dokumentet ndërkombëtare përfaqësojnë shtetin. Kosova duhet të luftojë fortë që të arrijë një marrëveshje për asociacionin që të shmang ca rreziqe për Kosovën, që të mos ketë të drejta ekzekutive dhe të mos krijohet një shtet brenda shtetit. Serbia kërkon maksimumin, por Kosova nuk e përjashton dot krijimin e asociacionit, por duhet të luftojë që ky asociacion të jetë brenda kufijve normalë të një institucioni sipas të drejtave kushtetuese të Kosovës”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit