Home POLITIKE Paskal Milo: ...

Paskal Milo: Qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar

373
0

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se kryeministri Albin Kurti ka të drejtë në parim që ka refuzuar dhe një herë tjetër krijimin e një asocicacioni me bazë një-etnike në Kosovë, pasi termat që janë përcaktuar në projekt mund të keqpërdoren në një moment të dytë nga serbët. Po ashtu sipas tij, qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar.

”Asociacioni është çështje e organizimit të brendshëm të Kosovës. Ndërsa plani është si të rregullohen marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, ndonëse serbët e kanë vënë parakusht që të rregullohet asociacioni dhe më pas të shkohet në dialog për të shkuar në normalizim të marrëdhënieve. Shqiptarët e Kosovës duhet të kenë qëndrim të qartë dhe të bashkuar në mënyrën si e perceptojnë, jo Kurti ta refuzojë e Haradinaj ta pranojë. Kosova të flasë me një zë pasi nëse përçahen, e do keqshfrytëzohen atëhere fiton Serbia.

Nëse vendimmarrësit marrin vendim që të shkojnë në referendum, sipas ligjit Kuvendi formulon dhe pyetjen që do i çohet për votim popullit. Nuk besoj që plani franko gjerman mund të ketë vështirësi, por ka vetëm problemi i asociacionit të komunave serbe. Problemi është gjeopolitik. Ka qëndruar qëndrimi amerikan ndaj çështje së Kosovës, nuk është ai që ka qenë.

Pavarësisht se nga departamenti i shtetit ka deklarata që nuk ka ndryshuar qëndrim dhe janë për një asociacion multietnik, por në zgjedhjet e përgjithshme, deklaratat e Escobar dhe të tjerëve që kanë bërë para ca muajsh ata shpreheshin qartë që jemi për zgjidhje finale, për njohje të ndërsjellë. Tani plani franko gjerman nuk e përmend më njohjen e ndërsjellë, as integrimin e Kosovës”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit