Home Aktualitet Pastrimi i pa...

Pastrimi i parave/ Erebara: Situatë dramatike! Korrupsioni politik po lejon strukturat të lulëzojnë

23
0

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, ka folur në lidhje me paratë e pista ne Shqipëri.

Ai është shprehur se paratë e pista janë të dukshme në ekonominë shqiptare, sakaq ka shtuar se paratë e pista në ekonominë shqiptare janë të dukshme dhe nuk ka asnjë reagim nga policia dhe prokuroria.

Ai shton se situata në vendin tonë është dramatike, pasi sipas tij strukturat që merren me pastrimin e parave kanë arritur të dominojnë qendrat e qyteteve.

“Këto lloj taks forcash nuk shohin anën praktike të situatës nuk ka një hetim të thelluar për të parë paratë e pista në ekonominë shqiptare, po merren vetëm me kuadrin rregullator ose kuadrin ligjor, nuk merren me zbatimin e ligjeve. Paratë pista janë të dukshme në ekonominë shqiptare, mjafton të ecësh në autostradën Tiranë-Durrës dhe sheh investime dhe nuk është e vështirë të dallosh se nga dalin paratë. I vetmi person që mund ta bëj këtë pyetje është policia dhe prokuroria dhe policia.

Situata është dramatike, në kuptimin që paratë e pista nuk janë vetëm ata që i marrin nga droga dhe bëjnë jetë luksi, por këto njerëz kanë arritur të dominojnë qendrat e qyteteve, kanë arritur të deformojnë jetën ekonomike të tregut, kanë arritur të shkatërrojnë biznesin e lirë.

Është një problem që shfaqet në ekonominë shqiptare, nga kullat e ndërtimit e deri te kafenetë e lagjes.  Jemi në situatën kur paratë e pista janë shqetësim madhor për shoqërinë shqiptare. Është korrupsioni politik ai që lejon lulzimin e krimit të organizuar dhe strukturat e pastrimit të parave. “

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit