Home Sporti Paul Pogba lë...

Paul Pogba lëndohet sërish

30
0

Paul Pogba duket se ka pësuar edhe një lëndim.

Francezi hyri si zëvendësues në fitoren e Juventusit ndaj Empolit të dielën, duke luajtur nga minuta e 62-të.

Por, në fundin e ndeshjes duket se ai u ankua për një lëndim, sipas raportimeve nga Italia.

Derisa pjesa tjetër e skuadrës shkoi për ta festuar fitoren me tifozët, Pogba shkoi drejt e në dhomat e zhveshjes për të biseduar me mjekun, teksa ishte duke prekur pjesën e pasme të kofshës.

“Ne nuk dimë asgjë ende, ai ndjeu një goditje në shpinë, kështu që do të shohim se çfarë thonë testet”, tha Massimilano Allegri për “Sky Sport Italia” pas ndeshjes.

Edhe pse ai u operua për një dëmtim në gju, problemi kryesor që pengoi karrierën e 30-vjeçarit gjatë dy viteve të fundit ka qenë problemi muskulor.

Mbetet të pritet njoftimi zyrtar nga klubi i Juventusit rreth lëndimit të ri të Pogbas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit