Home Aktualitet PD e Berishës...

PD e Berishës: Problemi është qeveria dhe jo biznesi!

1
0
DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO
Kryeministri u kujtua sot të flaës për klimën e biznesit në Shqipëri. Në një takim si i cili kemi parë më dhjetëra këto vite, me të njëjtin skenar, ku kryeministri flet, premton, akuzon biznesin dhe si gjithmonë, asgjë nuk ndodh, deri në takim e radhës.
E vërteta është se në dhjetë vitet e fundit, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare për investimet dhe klimën e biznesit në Shqipëri, si dhe reagimeve të Dhomave të Huaja të Tregtisë, Shqipëria ka njohur një përkeqësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit. Në prill të këtij vitit, pesë dhoma të huaja të tregtisë iu drejtuan me një letër të hapur kryeministrit (peër herë të parë kjo ndonjëherë), ku i kërkonin reforma për përmirësimin e ndjeshëm të klimës së biznesit në Shqipëri. Sot, përveçse janë shtuar ndjeshëm procedurat burokratike dhe numri i lejeve dhe liçencave, mbi të gjitha është rritur pa limit korrupsioni dhe arroganca e trupave inspektues, si dhe paaftësia dhemoskokëcarja e administratës qëndrore për të trajtuar problemet reale të biznesit në Shqiipëri;
Gjatë qeverisjes së saj në vitet 2005-2013, qeveria e Partisë Demokratike ndërmori një reformë madhore dhe shumë të sukseshme në derregullim, atë të One-Stop-Shop për regjistrimin e biznesit dhe për lejet dhe licencat. Jo vetëm kaq, por në dy vitet e fundit, qeveria demokrate kishte përfunduar me sukses (duke ia lënë të gatshme në tryezë qeverisë Rama) reformën e Inspektoriteve apo trupave inspektuese, një reformë e përbashkët me Bankën Botërore/IFC. Që nga ky çast, jo vetëm që asnjë reformë në këtë drejim nuk është ndërmarrë, por edhe reformat e mëparshme, veçanërisht ajo e reduktimit të lejeve dhe licencave, ka bërë hapa të mëdha mbrapsht. Prandaj, ndërsa fqinjët tanë kanë bërë hapa galopantë përpara, kjo dekadë e humbur është përgjegjesi totale e qeverisjes socialiste;
Në të njëjtën kohë, është qesharake të dëgjosh kryeministrin të flasë për prokurime publike dhe përdorimin në të të Inteligjencës Artificiale. Prokurimet Publike sot vuajnë nga korrupsioni i thellë. Rreth 30% e tyre përfundojnë me një garues të vetëm dhe rreth 50% e tyre janë me oferta të barabarta me fondin limit. Përdorimi i inteligjencës artificiale kur administrata është thellësisht e korruptuar është thjesht një qyfyre e radhës. Problemi pra është korrupsioni dhe jo elektronika;
Së fundmi, një komponent i rëndësishëm i klimës së biznesit është edhe niveli taksimit. Sot biznesi në Shqipëri taksohet në mënyrë direkte dhe indirekte gati sa dyfishi i taksimit në vitin 2013, që është edhe viti i fundit i qeverisjes së Partisë Demokratike.
Pavarësisht kësaj, të ardhurat e mbledhura tregojnë për informalitet të thellë dhe korrupsion të shtrirë kudo, në cdo nivel të qeverisjes. Instituti Ekonomik i Vjenës, në raportin e tij përpara disa ditësh, e cilëson Shqipërinë si vendi me informalitetin më të lartë në Rajon, gati dyfishi i informalitetit të vendeve të tjera të Rajonit. Kjo tregon qartë se problemi kryesor nuk janë bizneset që nuk paguajnë taksa, sesa qeveria që i rrit taksat jashtë cdo logjike të tregut dhe konkurueshmërisë ekonomike rajonale, duke çuar kështu në rritje të detyrueshme të informalitetit fiskal.
Përfundimi: problemi nuk është biznesi, por qeveria! Dhe me këtë qeveri, për fat të keq, konferenca të tilla si kjo e sotmja do të shohim përsëri, ndërsa klima e biznesit vecse do të vazhdojë të përkeqësohet më tej!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit