Home Aktualitet PD: Gaz Paja ...

PD: Gaz Paja ka marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi, SPAK të nisë hetimet

291
0

Aktori Gazmend Paja do të jetë investitor strategjik në Dhërmi, pasi do të investojë në 133 metra katror tokë për ngritjen e një resorti turistik. Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, në një dalje për mediat para kuvendit, tha se SPAK duhet të nisë hetimet nëse aktori Gazment Paja është me të vërtetë një investitor strategjik apo qeveria e ka favorizuar për faktin se është mbështetës i Partisë Socialiste.

Dua të denoncoj aferën korruptive që kjo qeveri vijon sidomos me bregdetin duke filluar nga Llogaraja në Sarandë, aty ku nën petkun e investitorit strategjik, kjo qeveri i është vënë kësaj zone me qëllim përfitmin. Kemi parë se si njerëz të afërm të ministrave të deputetëve dalin të fshehur pas kompanive të fshehura nën petkun investitorit strategjik, përfitojnë toka dhe sipërfaqe të tëra, ndërkohë që banorët e zonës sot e kësaj dite nuk kanë ende certifikatë pronësie të pronave të tyre.

A mund të quhet një aktor humori investitor strategjik për ti marrë bregdetit shqiptare 133 mijë m2. I bëj thirrje SPAK që të hetoj nëse është vërtetë një investitor që plotëson kushtet për një investitor strategjik, apo është ndryshe një qokë e bërë ndonjë individ, apo më keq akoma pas tij fshihet ndonjë ministër“- tha Agalliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit