Home Aktualitet PD lëshon thi...

PD lëshon thirrjen për të enjten datë 4 gusht protestë për vrasjen e vajzës 7-vjeçare

427
0

Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste nga shoqeria civile përballë Ministrisë së Brendshme ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00.

Në njoftim theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje me gomone të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, nga ana e oficierit të lartë të policisë, Arjan Tase.

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro” – thuhet në njoftimin e PD.

Sot edhe Berisha bën edhe njëherë thirrje për protestën që do të mbahet më 4 gusht në orën 19:00.

“Nesër me dt 4 gusht në ora 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti! Mbështetje të plotë protestës qytetare”, shkruan Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit