Home KRYESORE Majlinda Breg...

Majlinda Bregu: Kryetar nuk të bën vula. Basha e mori dhuratë dhe e shkatërroi PD

1486
0

Një prej ikonave historike të PD-së, Majlinda Bregu ka folur për situatën në PD.

”Nuk e di nëse jam e habitur, jam e tronditur apo jam e përgatitur? Unë do të them se isha e përgatitur, sepse të paktën në momentin ku jam larguar unë nga PD, fatkeqësisht leximi se çfarë do të vinte më pas ishte shumë i qartë dhe ju e mbani mend shumë mirë. Kemi qenë bashkë në atë kohë, që frika më e madhe ishte se partia do të kalonte në proces vetshkatërrimi. Gjë që ka ndodhur sot, kështu që një ditë që mali sapo mbarset “pjell një mi” apo në ditën tjetër duket sikur ka një ngjyrim më të madh, në fund të ditës, rezultati fatkeqësisht është ky që shihni të gjithë”, tha ajo për ”Abc News”.

Ajo pohoi edhe se nuk e kishte menduar që partia që solli pluralizmin në vend, do të arrinte në ditën që të regjistronte vetëm 11 kandidatë për 14 majin.

“Deri diku besoja se ajo le të themi, ose ai shembull i ke i dhënë, kur Lulzim Basha mori një parti dhuratë dhe nuk diti të menaxhonte, përveçse e shkatërroi dhe nuk diti ta menaxhonte, do ndalej me të, por partia dhuratë e Lulzim Bashës i shkoi Enkelejd Alibeajt dhe ja ku jemi”, tha Bregu.

Por dhe një tjetër femër me integritet, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shprehur hapur se kjo që po ndodh me PD, po e çon në copëtim edhe më të madh se sa ka ndodhur.

Ndërkohë kryetari i emëruar Enkelejd Alibeaj si “Sanço Panço” vazhdon udhën e tij majë shpinës së PD!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit