Home Aktualitet ”PD, pa...

”PD, parti pa plan”, Dritan Shano: Dumani duhet t’u japë drejtësi shqiptarëve

97
0

Ekonomisti Dritan Shano, thotë se drejtësia e re në Shqipëri ka “prishur” marrëveshjet mes të majtës dhe të djathtës në Shqipëri dhe në këto kushte, qytetarët presin drejtësi nga organet e reja.

Për të kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, duhet të shpërblejë besimin e qytetarëve, të cilët presin ndëshkim të keqbërësve dhe individëve me apo pa “xhaketë” politike, të cilët kanë abuzuar me ligjin dhe postin e tyre.

”Unë e inkurajoj Dumanin dhe të gjithë njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në dhënien e drejtësisë. Drejtësia është për të mbrojtur qytetarët nga politikanët dhe nga këto keqbërës të mëdhenj. Në Shqipëri ka munguar rregulli i lojës. Dumani dhe njerëzit që janë pranë tij kanë të gjithë kurajën nga shqiptarët për t’u dhënë atyre drejtësi”, tha ai.

Për Shanon, i cili është një prej ish-themeluesve të PD, kjo forcë politike nuk përfaqëson më interesin e shqiptarëve. Ai u shpreh se PD mund të cilësohet lehtësisht si një parti, të cilës i ka “rënë plani”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit