Home POLITIKE ”PD të ...

”PD të ndahet nga PPE”, Çim Peka: Të orientohet tek konservatorët europianë

846
0

Sherri në selinë blu po lë pasoja, pasi Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane, që do të mbahet në Roterdam. Për herë të parë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike europiane, PD-ja nuk do të votojë për të zgjedhur drejtuesit e kësaj force politike, përfshirë kryetarin e saj të ri dhe kjo ka gjasa të ndodhë për shkak të konfliktit të brendshëm mes demokratëve.

Gazetari Çim Peka e konsideron përfaqësimin e kësaj partie në PPE në nivelet më të ulëta, ndërsa deri më tani nuk ka akoma një ftesë zyrtare. “Nuk përfaqësohet me nivelet më të larta, në fakt nuk përfaqësohet fare. Ftesë nga partitë popullore nuk ka, nuk ka asnjë festë nga PPE”, tha gazetari.

Sipas tij situata aktuale në Partinë Demokratike ka ndikuar në mospërfshirjen e Partisë Popullore Europiane, kjo bazuar në ”non-gratën” që Sali Berisha ka.

“Derisa të marrë rrugë ligjore nuk duan të përzihen në këtë situatë të brendshme të PD-së, që në një farë forme është mëse logjike. Ajo që nuk më duket logjike nuk është nga ana e Partisë Popullore, por më duket nga ana e Partisë Demokratike, e cila duhet ta ndajë mendjen është parti konservatore apo parti e qendrës së djathtë aleancë me non-gratat”, tha Peka për ”TCH”.

Po ashtu ai e konsideroi këtë paqëndrueshmëri të Partisë Demokratike si një turli që është parë për 32 vite. “PD duhet të ndajë mendjen, nëse do të jetë parti konservatore le të jetë parti konservatore dhe ka ku orientohet tek konservatorët europianë. Nëse do të jetë edhe e qendrës edhe liberale edhe e djathtë do të jetë ky turli që kemi parë në 32 vjet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit