Home Aktualitet PD u dërgon n...

PD u dërgon ndërkombëtarëve një tjetër raport

780
0

Partia Demokratike ka dërguar një raport të dytë për faktorin ndërkombëtar, ambasadave dhe ministrive të jashtme të BE-së, Parlamentit Evropian, Departamentit të Shtetit etj. Përmes këtij raporti, PD-ja informon lidhur me vendimet e Kryesisë së PD-së për përjashtimin e Sali Berishës dhe po ashtu të deputetëve që janë mbështetës të tij nga partia.

Në pjesën e dytë, PD-ja informon për punën në Komisionet Hetimore dhe akuzon PS-në për bllokim.

“Puna e komisioneve hetimore vijon të jetë e bllokuar nga mazhoranca. PS nuk pranon të miratojë planin e punës së komisionit hetimor të inceneratorëve. Kuvendi ka ngritur një komision të posaçëm Hetimor për Inceneratorët me kërkesë të Partisë Demokratike”.

Në fund, PD-ja thekson se Gjykata e Tiranës ka liruar katër personat e akuzuar për nxjerrjen e të dhënave personale të mbi 690 mijë shqiptarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit