Home Aktualitet Pedagogët kun...

Pedagogët kundër grevës së urisë, propozojnë bojkotim të provimeve

192
0

Nëse në Tiranë tashmë është një heshtje nga Sindikata e Pedagogëve, në Shkodër janë kundër grevës së urisë. Kryetari i Sindikatës së Punonjësve Universitarë në Shkodër, Peter Saraçi, thotë se në ditët në vijim do të merret vendimi nëse pedagogët do të bojkotojnë apo jo procesin e provimeve.

Për të ka qenë gjithmonë kundër grevës së urisë, që në fund u anulua. “Është propozuar që të vazhdohet procesi mësimor, por duke krijuar data të përbashkëta për të zhvilluar protestën në orare të ndryshme gjatë ditës, ose një herë në dy-tri ditë. Është propozuar në universitete të tjera që të vazhdohet me bojkotimin e procesit të provimeve në të ardhmen dhe këto janë pjesë që i përkasin ditëve në vijim”, tha Saraçi për mediat nga Shkodra.

Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës me 50% brenda dy vitesh, por kërkesa është refuzuar nga qeveria, që ka miratuar një vendim për rritjen e rrogave të tyre me 7%, ndërsa u kë lënë hapësirë vetë universiteteve që të shtojnë edhe 8% nga buxhetet e universiteteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit