Home Aktualitet Pedagogët në ...

Pedagogët në protestë edhe më 17 tetor, kreu i Sindikatës: Në çdo fakultet

56
0

Edhe ditën e parë të vitit të ri akademik 2022-2023, pedagogët do të jenë në protestë. Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi ka deklaruar se kanë arritur në vendimmarrje për të vazhduar protestën ditën e hënë në mungesë të përgjigjes nga qeveria.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Kovaçi deklaroi se protestat do të zhvillohen në çdo fakultet ku stafi akademik do të qëndrojë para universiteteve përkatëse në shenjë proteste.

“Sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë ditën e hënë në mungesë të përgjigjes në trajtën e një proteste më të përgjithshme, jo një bojkot, por do jemi përballë universiteteve. Studentëve të vitit të parë do t’u jepet mundësia të prezantohen duke mos ua prishur festën, por profesorati do të bojkotojë mësimin.

Në çdo fakultet do të ketë një protestë nga çdo staf përkatës. Ky është një lloj përshkallëzimi i protestës, pasi qeveria nuk ka ofruar zgjidhje. Rritjen 7% e quajmë të papranueshme, ndërsa 8% i kërkuar të mbulohet nga universitetet është i pamundur për universitetet. Kemi thënë që të ardhurat e studentëve duhet të përdoren për studentët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit