Home Aktualitet Për festa në ...

Për festa në Dardhë, më parë lexoni njoftimin nga Policia e Shtetit

79
0

Në datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas në pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë. Shkak është bërë mungesa e hapësirave të mjaftueshme të shesh parkimeve për mjetet e tipit autobus.

Njoftimi u dha nga Policia Rrugore e Korçës, e cila iu bën thirrje të gjithë drejtuesve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe pajisje dimërore.

“Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i mjeteve motorike, të cilat kanë destinacion aksin rrugor Korçë-Dardhë, nga fakti që nuk ka hapësira të mjaftueshme të shesh parkimeve për mjetet e tipit autobus, si edhe nga vështirësitë e hasura në shkëmbimin e mjeteve.

Njoftojmë të gjithë qytetarët, bizneset e fshatit turistik Dardhë dhe drejtuesit e mjeteve, se për datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë. Sqarojmë se nga vendndodhja e lartpërmendur, deri në destinacione të tjera të këtij fshati turistik, qarkullimi mund të kryhet vetëm me automjete me kapacitet deri në 8+1.

Shërbimet e policisë rrugore, do të jenë në gadishmëri të plotë dhe prezente nëpër akset rrugore, për të qenë pranë qytetarëve duke orientuar trafikun dhe lëvizjen e mjeteve, për të parandaluar çdo bllokim të mundshëm të trafikut ose ngjarje rrugore”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit