Home Sporti Për herë të t...

Për herë të tretë Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë. Trofeu ”tërbon” demat e kuq

61
0

Partizani nuk e lëshon Superkupën e Shqipërisë. Demat e kuq fituan 1-0 kundër Egnatias dhe ia doli që të ngrejë superkupën për herë të tretë në histori. Goli i Arinaldo Rrapajt në minutën e 37-të, pas gafës së portierit Alen Sherri i ka dhënë “Demave” trofeun e këtij sezoni, me të kuqtë që janë edhe kampionët në fuqi të Superligës. Trajneri Arbër Abilaliaj shijon trofeun e parë në stolin e Partizanit, me ekipin që vinte në finalen e “Air Albanias” pas gjashtë barazimeve radhazi në Superligë.

 Komentimi i ndeshjes

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+8’ Harkim perfekt në zonë për Paulauskas, gjuajtja e tij me kokë përfundon në duart e Qirkos.

90’+7’ Buxhelaj i ulur në pankinë, ndëshkohet me të kuq pasi hedh topin në fushë ndërsa vazhdonte loja.

90’+5’ Të kuqtë fitojnë topin me Maget i cili nis Mensah drejt zonës, por ky i fundit gabon duke gjuajtur jashtë. (VIDEO)

90’+3’ Fernando rrëzohet përsëri në zonë, Jorgji vazhdon lojën. (VIDEO)

90’ Karton i verdhë për Atanaskoskin për protesta.

90’Jepen 8 minuta shtesë.

90’ Gjuajtje e Lilës drejt portës nga e djathta, Qirko pret në pozicion.

88’ Harkime dhe gjuajtje radhazi drejt portës, por thuajse asnjë nuk kalon mes lojtarëve të ngjeshur në mbrojtje të Partizanit.

87’ Një tjetër tentativë e fortë e Lemine, Qirko devijon mbi traversë.

86’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Lemine i cili gjuan por sfera nuk kalon mes mbrojtësve.

83’ Partizani për herë të parë në pjesën e dytë tenton portën me një gjuajtje jashtë katërkëndorit të Mehmetit. (VIDEO)

82’ Fangaj dhe Isgandarli i lënë vendin në fushë Lilës dhe Lemine për Egnatian.

81’ Fernando nga e majta harkon për Paulauskas, gjuajtja e tij përfundon në duart e Qirkos.

77’ Janjeva merr vendin e Carës te të kuqtë.

74’ Bintsuka i lë vendin në fushë Mensah te Partizani teksa ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

73’ Xhoel dhe Mëllugja marrin vendin e Spahiut dhe Zejnullait në fushë në radhët e Egnatias.

72’ E pabesueshme! Fernando tenton “Panenka” dhe Qirko kupton gjithçka duke pritur topin. (VIDEO)

70’ Penallti për Egnatian, pasi Jorgji sheh pamjet me VAR dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

68’ Ka pak tension në fushë dhe Jorgji nuk kursehet duke i treguar karotnin e verdhë Mehmetit, Zejnullait, Isgandarli dhe më pas edhe Muratajt.

67’ Ndërhyrje në zonë e Hadrojt ndaj Spahiut, lojtarët e Egnatias kërkojnë penallti. (VIDEO)

65’ Fernando dhe Spahiu krijojnë pështjellim në zonën e Partizanit pas një goditje dënimi, por më pas mbrojtja largon rreizkun.

62’ Qirko ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

61’ Taipi dhe Rrapaj largohen nga fusha e lojës për t’i bërë vend Muratajt dhe Kekos.

61’ Sota rikthehet përsëri në fushë dhe përpiqet që të vazhdojë ndeshjen.

58’ Probleme për Sotën i cili ulet në fushë dhe duket se nuk mund të vazhdojë më.

54’ Spahiu nga e djathta nis një aksion të shpejtë, por Fangaj vonohet shumë dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar portën.

52’ Hadroj ndërhyn me taka lart por Jorgji vendos ta falë mbrojtësin e Partizanit. (VIDEO)

51’ Spahiu gjuan nga e djathta por gjen në pozicion Qirkon i cili pret me qetësi.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin 1-0 të Partizanit.

45’+1’ Në një goditje dënimi topi devijohet me kokë nga Xhemajli drejt portës, Qirko bën mrekullinë duke e ndalur para se të kalojë vijën fatale. Por aksion bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)-

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Spahiu mundohet të harkojë nga e djathta në zonë, Sembene largon në këndore.

41’ Një tjetër gabim i Sherrit thuajse i kushton golin e dytë rrogozhinasve, por në fund jepet faull në favor të skuadrës së Egnatias.

37’ GOOOL PARTIZANI! Sherri gabon në nisjen e topit dhe ia jep Rrapajt i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë.

35’ Vazhdon të sulmojë Egnatia, Spahiu gjen hapësirën në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por Qirko kontrollon.

31’ Tjetër aksion i shpejtë i Egnatias në të djathtën, prekja e Zejnullait në zonë bën që topi të shkojë në duart e Qirkos.

26’ Hadroj nis një top të gjatë në thellësi për Bintsuka, i cili nuk arrin të bëjë asgjë mes dy mbrojtësve kundërshtarë.

23’ Harkim i mirë nga e majta e sulmit për Carën i cili gjuan, por gjen përsëri Xhemajlin i cili bllokon rrezen e portës.

21’ Fernando hyn në zonë në anën tjetër dhe rrëzohet, por nuk kërkon penallti para syve të Jorgjit i cili bën shenjë për këndore.

18’ Pas një goditje dënimi, Bintsuka gjuan me kokë në zonën e vogël, por Xhemajli i mbyll rrezen e portës e më pas sfera shkon në këndore.

16’ Spahiu nis një pasim perfekt për Isgandarli, por gjuajtja e këtij të fundit para Qirkos është plotësisht e gabuar.

13’ Aksion i Carës nga e majta e sulmit, futbollisti i të kuqve hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por sfera devijohet jashtë nga mbrojtësit.

9’ Aksion i shpejtë i Isgandarli në të djathtën, pasimi për Paulauskas sjell rrezikun e parë për portën e të kuqve, por sulmuesi gjuan jashtë.

7’ Pas një goditje këndi të Partizanit, situata zhvendoset shpejt në gjysmëfushën tjetër pasi Spahiu nis në thellësi Isgandarli, por Atanaskoski ndërhyn për të çuar sferën në anësore.

5’ Ritëm i lartë në minutat e parë me presing dhe luftë të ndezur, por pa gjetur hapësira për të rrezikuar.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës rrogozhinase.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit