Home Bota Për të hyrë n...

Për të hyrë në BE, rusët do të paguajnë 45 euro më shumë

45
0

Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe më të vështirë për qytetarët rusë marrjen e vizave. Rusët që dëshirojnë të hyjnë në BE do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe tarfiat e tyre do të rriten nga 35 euro në 80 euro.

Kjo duhet të vazhdojë për sa kohë që Moska do të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, tha Komisioni i BE-së.

“Tani për tani, qytetarët rusë nuk duhet të kenë akses të lehtë në BE. Dhe është për këtë arsye Komisioni miraton pezullimin e plotë të propozuar të marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis Rusisë dhe BE,” tha komisionerja për Punët e Brendshme Ylva Johansson.

Pasi propozimi të pranohet nga këshilli, i cili mund të ndodhë brenda javës, Komisioni do të publikojë udhëzimet e reja. Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit