Home Aktualitet Përçarja e ba...

Përçarja e bazës së PD, Çollaku: Është më e thellë nga sa mendohet

526
0

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, thotë se baza e demokratëve është më e përçarë se kurrë dhe kjo gjë u vu re në zgjedhjet e 6 marsit, ku votat u ndanë pothuajse në mënyrë të barabartë në dy pjesë, ndërkohë që një pjesë e mirë e votuesve të djathtë nuk dolën fare në votim.

“Në 6 mars shifrat u ndanë me thikë gjysmë për gjysmë. Nja 7 mijë votues të tjerë as nuk denjuan fare të dilnin në votime dhe ndenjën në shtëpi, të demotivuar nga ky konflikt. Është tragjike që ne të mos lexojmë këtë situatë dhe të mos kërkojmë gjendjen e mundësive të dalim me një kandidat. Kjo është gjëja më e thjeshtë, formula që ua kam thënë të dy palëve është e thjeshtë.

Nuk është çështja se është grupi i PD i ndarë, në të gjithë strukturën e PD, në të gjithë republikën, PD e 25 prillit, që nga kreu, deri në seksioni më i fundit është e ndarë. Ne jemi parti me dy struktura. Ne kemi dy kryesi qendrore, dy këshilla kombëtar etj. Nuk ka asnjë seksion që është i plotë. Të garantoj që ky konflikt është më i thellë te njerëzit në bazë sesa tek ne këtu në qendër. Deputetët dhe miqtë e mi te Rithemelimi takohemi në kafet e parlamentit, ndërsa militantët tanë në bazë janë të ndarë”, u shpreh Çollaku për ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit