Home Aktualitet Përçarja dhe ...

Përçarja dhe grupet në selinë blu, Bamir Topi fajëson Berishën: PD e varfër intelektualisht

133
0

Ish-presidenti Bamir Topi, flet për gjendjen e Partisë Demokratike, e cila sot gjendet e ndarë në dy grupime. Për të është Berisha ai që ka pasur gjithnjë titullin e liderit historik dhe vazhdon akoma të mbajë këtë titull brenda PD-së.

Topi u shpreh se në PD që pas themelimit, hap pas hapi nuk është pranuar debati dhe në përfundim të debateve ka pasur dhe largime të elitës politike.

“Në rast se ka një përgjegjës për pjesën pezhorative, çfarë po ndodh atje, pse ajo parti është varfëruar intelektualisht, kjo lidhet në mënyrë absolute, unë s’kam dilema, me hyrjen e Sali Berishës”,-tha ish-presidenti për ”Euronews Albania”.

Sipas tij ka qenë autoriteti i imponuar i Berishës, çfarë ka sjellë gjithçka po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit