Home Bota Perëndimi ësh...

Perëndimi është i shqetësuar, Orban: Krenar që mbaj kontakte me Rusinë

40
0

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban thotë se është krenar që komunikon me Rusinë  ndonëse diçka e tillë zemëron Perëndimin. “Ne i kemi të hapura të gjitha linjat e komunikimit me rusët. Përndryshe, nuk do të ketë asnjë mundësi për paqe. Kjo është një strategji dhe ne jemi krenarë për këtë gjë”,-tha ai.

Orban është shprehur para gazetarëve në Bruksel se Hungaria është e vetmja që flet “në emër dhe në të mirë të paqes, e cila do të jetë në interes të të gjithëve në Evropë”.

Hungaria ka marrëdhënie më të ngushta me Rusinë sesa shtetet e tjera të Bashkimit Evropian. Orban u takua me Putinin gjatë një takimi në Pekin, në të cilin diskutoi edhe për bashkëpunim në energji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit