Home Sporti Perez befason...

Perez befason dy pilotët e Ferrarit, fiton “Pole Positions” në Jeddah

78
0

Sergio Perez me Red Bull siguroi mbrëmjen e sotme “pole position” në pistën e Jeddaa. Ai ariti kohën më të shpejt 1’28”200 në përfundim të provave zyrtare, duke befasuar dy makinat Ferrari në sekondat e fundit.

I dyti u rendit Charles Leclerc dhe pas tij spanjolli Carlos Sainz, por diferencat janë shumë të vogla. Vetëm i katërti Max Verstappen me makinën tjetër Red Bull.

Ai që ka zhgënjyer gjatë këtyre provave zyrtare është Leëis Hamilton, që u klasifikua në vendin e 16-të me makinën Mercedes.

Provat e sotme zyrtare u karakterizuan edhe nga një aksident i frikshëm i Mick Schumacher me Haas në sesionin e dytë. Makina e tij thuajse u shkatërrua totalisht, por piloti shpëtoi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit