Home Aktualitet Përfundojnë p...

Përfundojnë provimet, maturantët gati për Universitetin

27
0

Sot ishte provimi i fundit për maturanët, dhe më i rëndësishmi, ai i lëndës me zgjedhje. Në këtë provim gjimnazistët kishin më tepër vetëbesim pasi u testuan në lëndën e tyre të preferuara. Lëndë te cila do t’i ndihmojnë për t’u orientuar drejt degës që do të ndjekin në universitet.

Degët prioritare të vendosura nga Ministria e Arsimit si mësuesia, degët e Universitetit Bujqësore dhe Inxhinieri-minierat, nuk janë në planet e maturantëve. Orientimin e shohin drejt lëndëve më të paguara dhe synimi kryesor është studimi jashtë vendit. Më të lehtësuar janë edhe prindërit, të cilët kaluan të njëjtin muaj të vështirë provimesh njësoj si fëmijët.

Maturantët do të presin publikimin e të gjitha notave të provimeve, më pas do të përllogarisin pikët e grumbulluara nga notat dhe mesatarja e lëndëve, për t’u listuar më pas në degët fituese në Universitet sipas formularëve të aplikimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit