Home Aktualitet Përjashtoi Be...

Përjashtoi Berishën nga PD, Veliaj për Bashën: Meriton respekt, mori një vendim shumë të guximshëm

435
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerëson vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes ”Non-Grata” nga SHBA-ja.

Në një intervistë për ”Top News”, Veliaj theksoi se Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm duke përjashtuar Berishën dhe për këtë meriton respekt.

“Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia. Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit