Home Aktualitet Perlë e Mazre...

Perlë e Mazrekaj, Laçi fiton në Podgoricë dhe kualifikohet për në raundin e dytë të Conference League (VIDEO)

250
0

Laçi bën gjithçka mirë, duke fituar ndaj Iskras në Podgoricë në ndeshjen e kthimit 1-0, duke siguruar dhe kualifikimin për në raundin e dytë të Conference League.

Skuadra kurbinase dominoi lojën duke vijuar paraqitjet pozitive në arenën ndërkombëtare. Në të 19-ën Mentor Mazrekajn ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që nuk u devijua dot nga askush, duke shkuar në rrjetën e portës së Iskrës.

Laçi në avantazh dhe gjithçka u bë me e lehtë për skuadrën kurbinase. Në vijim bardhezinjtë humbën disa raste të pastra. Adeleke dhe Guindo ishin rrezik potencial në kundërsulme, megjithatë pa arritur që të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesë e dytë kishte të njëjtën fytyrë si e para, me Laçin që e menaxhoi mjaft mirë ndeshjen, duke marrë rezultatin që i mjaftoi për të marrë kualifikimin në raundin e dytë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit