Home Bota Përmbytjet pë...

Përmbytjet përfshijnë dhe Spanjën, mbyllen shkollat

132
0

Pas Italisë, edhe autoritetet spanjolle kanë vendosur të mbyllin shkollat, universitetet e disa shërbime të tjera publike në disa zona juglindore të vendit si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit.

Reshjet e shiut pritet të intensifikohen në orët e fundit dhe për këtë arsye autoritetet iu kërkojnë banorëve në Murcia, Valencia dhe Andalusia që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë Europën dhe përmbytje janë regjistruar në Bosnjë, Kroaci, Serbi e Itali, vend ky ku situata është ende alarmante.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit