Home POLITIKE Përmbytjet/ Y...

Përmbytjet/ Yuri Kim takon shefin e Shtabit të Ushtrisë: SHBA e gatshme të ofrojë mbështetje

115
0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të hënë një takim me shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneralin Arben Kingji, ku u fol edhe situata e përmbytjeve në vend. Gjenerali Kingji shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA-së në trajnime, pajisje dhe furnizime të tjera, ndërsa Kim rishprehu gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

Njoftimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Gjeneral Brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri. Ata ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023.

Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB).

Ata diskutuan gjithashtu përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, me gjeneralin Kingji që shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadoren Kim që përsëriti gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit