Home Aktualitet Përparim Kalo...

Përparim Kalo: Ndahet nga jeta “mbreti shqiptar i komunikimeve dhe mesazhkëmbimeve elektronike, Tan Mezini”

12690
0

-Nga Përparim Kalo-

Lajmet e ndarjes prej nesh, të gjallëve, janë përherë të hidhura, por disa të papritura e të pabesueshme. Kjo ndodhi me lajmin që mora tani për largimin e Tan Mezinit, mbret i komunikimit dhe krijues i frymës së mesazhkëmbimeve elektronike, ndër to ide e copëza humori që na shoqëronin pothuajse çdo ditë. Sapo zgjohesha do të gjeja mesazh prej tij si frymëzues e ndërtues i grupit të emërtuar Lagunarët.

Tani ishte shok e mik i mirë, po edhe mentor e këshilltar i mjaft kategorive. Gjurmët e tij me Dua punë janë tashmë të fiksuara nga mijra e qindra mijra kandidatë për punësim. Edhe në komunitetin e informaticienëve, ISP-ve dhe ICT-ve, Tan Mezini ka luajtur rol mbresëlënës. Por ai nuk kufizohej në profesionin e vet, duke e shtrirë interesin dhe dashurinë edhe në sport, të cilën luftonte t’ua injektonte të rinjve, madje edhe të vegjëlve, gjë që do të mbetet e pashlyer në memorien tonë si vlerë dalluese e natyrës së tij dhënëse. U takuam më 2 Janar 2024 në mbrëmjen e bukur të përvitshme që organizon Ylli Sula dhe bëmë edhe foto bashkë.

Regjistroi edhe video teksa këndonim atë natë…Ehh! Mund të shkruaj plot gjëra nga larg, nga kontinenti Afrikan, ashtu siç po bëjnë dhe do të bëjnë dhjetra e qindra shokë të tjerë. E dimë që fjalët, kujtimet nuk na e kthejnë dot Tanin, po veçse na e lehtësojnë paksa tronditjen dhe hutimin e shkaktuar nga tharja e papritur e një burimi, që përmes whatsapp përcillte humor e gaz që herët në mëngjes, që do të na shoqëronte, më pas, gjatë ditës.

Me bindjen se Eljana dhe fëmijët do ta ruajnë e çojnë më tej trashëgiminë e tij! I paharruar kujtimi i Tan Mezinit!

Humb jetën papritur Tan Mezini, një djalë “i jashtëzakonshëm” dhe sipërmarrës i suksesshëm

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit